Pas suksesit si këngëtare, Adele do shfaqet në filmin hollivudian

Këngëtarja e njohur Adele do shfaqet për herë të parë si aktore në filmin “Oliver”. Ajo do mbajë rolin e Nancy dhe ka nisur punën seriozisht për t’u përshtatur sa më shpejt. “Do ishte një nder i madh për mua që të isha pjesë e saj. Ajo thotë se djali i saj 4-vjecar do të jetë prioriteti i saj për këtë moment, por ai e ka vlerësuar këtë ofertë. Do jetë një sfidë e re për të dhe ajo po punon fort për të”, tha një burim i afërt i saj për The Sun.  Ndërkohë dihet se Adele sapo ka përfunduar turneun e saj për këtë sezon veror dhe do përgatitet për filmin, i cili nuk dihet se kur do transmetohet. Nuk dihet, nëse ajo do këndojë në këtë muzikal pasi nuk ka deklaruar asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?