Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth ndryshojnë titujt mbretërorë: Archie e Lilibet tani bëhen princ dhe princeshë
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, titujt mbretërorë ndryshojnë. Archie dhe Lilibet tani bëhen princ dhe princeshë. Më në fund, fëmijët e Harry dhe Meghan, tani që gjyshi Charles është bërë mbret, fitojnë titullin mbretëror për herë të parë. Gjithashtu ndryshime të mëdha do të ketë edhe Kembrixhi, duke nisur që Uilliam do të trashëgojë tani titullin Duka i Kornuollit.
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, rregullat e vendosura nga Mbreti George V në 1917, do të bëjnë që Archie dhe Lilibet – si fëmijët e djalit të një sovrani – kanë gjithashtu një titull të Madhërisë së Tij, por mbetet për tu parë nëse ata zgjedhin ta përdorin atë. Meghan Markle gjatë një interviste të kaluar kishte thënë se ishte e trishtuar që Archie-t iu mohua titulli i princit dhe kishte thënë se shkaku ishte raca e tij. Por ajo përsëriti gjithashtu se nuk ishte veçanërisht e tërhequr nga ideja e zyrave mbretërore.
Vitin e kaluar, duke folur për trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth, pati zëra për mundësinë e Charles për të kufizuar përdorimin e titujve duke i hequr ato nga Archie dhe Lilibet për të zvogëluar numrin e zyrave, por derisa ai ta bëjë këtë, fëmijët e Harry-t dhe Meghan-it do të jenë me të drejtë princ dhe princeshë.
Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, ndryshime të mëdha do të ketë edhe në Kembrixh. Djali i madh i Charles trashëgon automatikisht titullin e babait të tij. William dhe Kate tani janë Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit. Por së shpejti princi mund të marrë edhe titullin Princ i Uellsit nga babai i tij, mbreti Charles III. Dhe nëse po, Kate Middleton do të bëhet Princesha e Uellsit, ashtu siç ishte Diana kur u martua me Charles.
Fëmijët e William dhe Kate u bënë Princi George i Cornwall dhe Cambridge, Princesha Charlotte e Cornwall dhe Kembridge dhe Princi Louis i Cornwall dhe Kembridge. Por nëse babai merr titullin e Uellsit, edhe ata do ta marrin atë.