Pasi e rrahu për një mashkull, “gangsterja Oriola” tallet dhe publikisht me moderatoren

Oriola Marashi është një nga modelet më të spikatura shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj personale si dhe ajo profesionale.

Oriola ka spikatur me format e saj perfekte në pasarela të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit ku është bërë imazh i rëndësishëm për marka ndërkombëtare.

Oriola ka bërë bujë me sherrin me moderatoren Einxhel Shkira, të cilës i shkoi poshtë banesës dhe e dhunoi fizikisht bashkë me modelen tjetër, Kejvina Kthellën.

Së fundmi, Oriola ka postuar një mesazh në rrjetin e saj në Instagram duke u shprehur se një mik i mirë njihet në ditë të vështira, ndoshta duke i hedhur një “kunjë” Einxhelit, me të cilën ka pasur raporte shoqërore.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Legenat njihen sa hapin gojën…,”-shkruan Oriola në Instastoryn e saj.

Ngjarja ndodhi disa javë më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i pare që dëgjojmë sherre mes modeleve por mund ta pranojmë se asnjëra prej tyre nuk kishin degraduar deri në këtë pike sat ë dhunoheshin në mes të natës. /Fax web

SHKARKO APP