Pasi i fali skandalin në Big Brother, modelja shqiptare ‘plas bombën’ për fotografin e njohur

Ish-banorja e Big Brother dhe modelja e njohur shqiptare ka sqaruar të gjitha zërat për jetën e saj private.

Elena Lika ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan dhe ka mohuar të gjitha zërat se ajo dhe fotografi i njohur Endrit Mërtiri janë në një lidhje dashurie.

“Është thashethemuar dhe vazhdon të thashethemohet. Jo pak herë dëgjoj për veten dhe për Endritin sikur jemi të lidhur, por e vërteta është se ne jemi miq shumë të mirë, vetëm kaq” tha Lika.

Elena ishte e lidhur me Mërtirin gjatë kohës, kur ishte pjesë e ‘Big Brother’. Ndërkohë ajo krijoi romancë me një prej banorëve brenda shtëpisë, transmeton Express. Pavarësisht skandalit që plasi në media në atë kohë, Mërtiri e fali Elenën madje i çoi dhe një tufë me lule në emision.

ImageImageImage

SHKARKO APP