Pasi i vuri “flakën” Kosovës, Miley Cyrus shtrohet në klinikë psikiatrike?

Pas performancës së flaktë në Kosovë, raportohet se Miley Cyrus është shtruar në një klinikë psikiatrike.

E gjitha është bërë për të përmirësuar gjendjen psikologjike të këngëtares dhe për ti shpëtuar martesën. Sipas burimeve, familjarët e kanë bindur që të marrë një trajtim. Kohët e fundit, Miley dhe aktori Liam Hemsëorth kanë patur shumë debate.

“Ata kanë patur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personalitetit të cmendur, këngëtërarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin” dhe të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë”, tha një burim pranë saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kohët e fundit, Miley ka qenë me turneun muzikor dhe ende nuk është konfirmuar nëse ndodhet e shtruar në klinikë apo jo. Madje fundjavën e kaluar, ajo performoi aq mirë në Kosovë sa askush nuk mendonte se kishte shqetësime të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?