Pasi u arrestua, Don Xhoni del LIVE në Instagram: Respekt për policinë e Kosovës
Reperi shumë i dashur nga publiku, Don Xhoni ka dalë LIVE në Instagram për të treguar se nuk ndodhet pas hekurave, por i lirë.
Vetëm pak minuta pasi u vu në pranga sepse u kap me armë zjarri, Isufi thotë se gjithçka është në rregull. Reperi vijon më tej duke shtuar se ka respekt për Policinë e Kosovës.
”Desha me ju tregu se gjithçka është në rregull, gjithçka është ok. Edhe respekt për Policinë e Kosovës se janë të gjithë të mirë. Faleminderit dhe për mbështetjen për këngën e re ”Katile””.
Këngëtari u arrestua këtë mesditë. Ai u kap me një armë zjarri dhe gjashtë plumba që ju sekuestruan.