Pasioni i pazbuluar i ish-deputetes, Leskaj ”hap dyer” e shtëpisë (VIDEO)
Valentina Leskaj, një prej deputetëve më me kontribut dhe me një karrierë të gjatë në politikë, ka zbuluar sot përmes emisionit “Rudina”, pasionin që ka për librat. Në studion e vogël në shtëpinë e saj ka tituj nga më të ndryshmit.
Vetë Leskaj rrëfen se pjesën më të madhe të kohës që është në shtëpi e kalon në studio ku edhe lexon libra të fushave të ndryshme të dijes.
“Pothuajse pjesa më e madhe e kohës që unë kaloj në shtëpi është në këtë studio të vogël. Është një galeri me libra që përfshin shumë fusha të dijes. Gjithmonë kam qenë e interesuar dhe ka qenë pjesa që më mungonte. Këtu ka libra që kanë të bëjnë me politikë, ka libra në gjuhë të ndryshme. Në darkë, fundjavë dhe gjatë udhëtimeve mund ta shfrytëzosh kohën duke lexuar. Unë kam këtu shenja të vendeve ku unë kam udhëtuar dhe foto të familjes. Librat që nuk i kam lexuar i mbaj gjithmonë të veçuar nga ata që nuk i kam lexuar”, tha Leskaj.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?time_continue=161&v=In-E2YK65sk” width=”560″ height=”315″]