“Paske qenë qen njeri”, Noizy fut në sherr Stresin me Florin
Stresi njihet prej kohësh për miqësinë e ngushtë me kantautorin e njohur Flori Mumajesin.
Madje në vitin 2016, kur Flori pati një incident në festivalin e Kënga Magjike me Stinen, reperi Stresi i doli në mbrojtje mikut të tij Flori. Madje reperi e tregoi mbështjetjen ndaj kantautorit duke postuar një foto.
“Miku i mirë, dera e parrizit thuhet për një mik, i cili nuk kursen asgjë për të të bërë fatbardhë në kohën më të vështirë, thnx për gjithçka lokuuuuuuu,”- shkruante Stresi krahas fotos.,
Mirëpo ndryshimet e fundit nuk i kanë pëlqyer reperit mesa duket. Afrimi i Florit me reperin Noizy e ka zhgënjyer Stresin.
Flori postoi ditën e djeshme këngën e re të Noizy-t, me mbishkrimin “Masterpiece”. Shumë shpejt ka ardhur dhe reagimi i Stresit.
“Qen është ai që bëhet si qen, por qeni që është qen, është më besnik se ty o qen njeri,”- shkruan reperi krahas një fotoje ku duket me qenin e tij.
Kështu na lind pyetja: Mos vallë është prishur miqësia mes dy këngëtarëve?! /Faxweb