Pasuria e Dua Lipës, zbulohet se ka një rritje marramendëse

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka një pasuri që tejkalon vlerën e 20 milionë paundve. Të dhënat e publikuara në mediat britanike zbulojnë se kompania e saj “Dua Lipa Limited” ka pasuri prej 18,576,940 për fundvitin e dhjetorit 2019, një rritje mbresëlënëse nga 11,816,318 që ishte vitin e kaluar.

Albumi i Duas, “Future Nostalgia”, i publikuar në një periudhë krejt të pazakontë të diktuar nga pandemia e koronavirusit, rezultoi një sukses i vërtetë dhe theu të gjitha parashikimet. “Padyshim që isha e frikësuar, sepse gjithmonë ekziston ajo pasiguri. Albumi doli pikërisht kur bllokimi po ndodhte në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte kaq shumë pasiguri dhe vuajtje.”, u shpreh Dua.

Mediat e huaja kanë folur vazhdimisht për këngëtaren shqiptare, duke e konsideruar tranzicionin e saj nga një fëmijë me prindër që emigruan drejt një vendi të huaj, tek një adoleshente e vendosur për tu bërë me plot gojën një yll. Një yll, suksesi i të cilës iu konvertua në disa çmime Grammy dhe hite muzikore brenda një kohë të shkurtër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?