Pasuria e Michael Jackson vijon të thyejë rekorde, traileri i filmit biografik bëhet fenomen global

Michael Jackson mbetet një nga figurat më fitimprurëse në botë edhe 15 vjet pas vdekjes. Sipas të dhënave të publikuara nga revista Forbes, që prej vitit 2009, pasuria e Mbretit të Popit ka gjeneruar rreth 3.5 miliardë dollarë të ardhura. Vetëm gjatë vitit të kaluar, emri i tij siguroi 105 milionë dollarë fitime – më shumë se çdo artist i gjallë për atë periudhë.

Të ardhurat vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit, duke e bërë figurën e Jackson-it ende një markë dominuese në industrinë globale të argëtimit.

Ndërkohë, fenomeni Jackson ka shpërthyer sërish me publikimin e trailerit të parë të filmit biografik “Michael”. Vetëm disa orë pas publikimit, videoja u kthye në trailerin më të klikuar të të gjitha kohërave për një film biografik muzikor. Sipas “WaveMetrix”, deri më 8 nëntor, traileri kishte arritur 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke thyer çdo rekord të mëparshëm në këtë zhanër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Filmi, i prodhuar nga Lionsgate dhe me regji të Antoine Fuqua, pritet të shfaqet në kinema më 24 prill 2026. Rolin e Michael Jackson e interpreton nipi i tij, Jaafar Jackson, ndërsa Colman Domingo – i nominuar për Oscar – portretizon Joe Jackson, babain e artistit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kast bëjnë pjesë edhe Miles Teller (John Branca), Kat Graham (Diana Ross), Nia Long (Katherine Jackson), Laura Harrier (Suzanne de Passe), Kendrick Sampson (Quincy Jones) dhe Juliano Krue Valdi në rolin e Michael-it të vogël.

Suksesi i jashtëzakonshëm i trailerit ka befasuar edhe vetë produksionin. Adam Fogelson, president i Motion Picture Group në Lionsgate, u shpreh se interesimi global për projektin ka tejkaluar çdo pritshmëri, duke lënë të hapur mundësinë për një vazhdim të dytë të historisë filmike të yllit legjendar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?