Pauli, njeriu që ka ruajtur sekretet e Mbretëreshës për 44 vjet
Paul Whybrew është njeriu më besnik i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, i cili i ka shërbyer asaj për 44 vjet dhe di çdo sekret të saj dhe të familjes mbretërore.
Paul që bie në sy për gjatësinë e tij, kishte filluar punë për herë të parë në familjen mbretërore britanike kur ishte 19-vjeç. Ai kishte fituar simpatinë e Mbretëreshës Elizabeth II dhe ishte njeriu më i besuar i saj, i cili i gjendej pranë në çdo moment për t’i shërbyer.
Ai ka parë gjithçka, ka kaluar shumë situata në historinë e familjes mbretërore, ka parë grindje familjare dhe është dëshmitar i shumë ndodhive brenda familjes, e kurrë nuk u tërhoq.