Pëllumb Pipero surprizon Arbana Osmanin (FOTO)

I ftuar të shtunën e kaluar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit, mjeku i njohur Pëllumb Pipero u surprizua, pasi në këtë kohë të vështirë virusi ai kishte të paktën 2 muaj pa takuar vëllain e tij.

Duke qenë se arritën të takoheshin në emision e Arbanës, Pipero ka surpirzuar Osmanin, duke i dërguar në zyrë një buqetë me lule në zyrë. Kjo ka qenë një formë falenderimi ndaj Arbanës nga ana e Piperos për surprizën që ajo i bëri të shtunën.

Këtë moment moderatorja e ka publikuar në Instagramin e saj, duke treguar buqetën me lule të bardha dhe tek pusulla lexohet ”Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero”. E krahas postimit Arbana dëgjohet të thotë ”Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë”.

SHKARKO APP