‘People’ kurorëzon Julia Roberts si gruan më të bukur në botë
Ka parakaluar supermodele dhe aktore shumë më të reja, dhe në moshën 49- vjeçare Julian Roberts është kurorëzuar nga prestigjiozja ‘People’ si gruaja më e bukur në botë.
E përjavshmja amerikane ka publikuar numrin special vjetor kushtuar bukurisë dhe për të pestën herë ka vendosur në kopertinë buzëqeshjen më të bukur në Hollivud.
Hera e parë kur aktorja e njohur u vlerësua ishte në vitin 1991; Julia Robert ishte 23 vjeçe dhe shkëlqente nga suksesi i arritur me Pretty Woman.
Të njëjtin titull e rikonfirmoi në vitin 2000, 2005 dhe 2010.
Sot, kur përveçse aktore fituese e çmimit Oscar është bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve, rikthehet në krye të klasifikimit me bukurinë e saj natyrore, duke mos i fshehur aspak shenjat e kohës.