Për herë të parë në historinë e Oscars, një prezantues me sindromën Down

Dyshja e kolegëve Shia LaBeouf dhe Zack Gottsagen, që ndanë bashkë eksperiencën në filmin “The Penaut Butter Falcon” ishin të ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar mbrëmjen e 9 shkurtit, për të dhënë një çmim.

Dalja e tyre në skenë për të dorëzuar çmimin e “Filmit më të mirë me metrazh të shkurtër” do të mbetet në historinë e 92 edicioneve të Oscar, për faktin se 35 vjeçari Zack Gottsagen prezantuesi i parë me sindromën Down që ngjitet dhe prezanton në skenën e Oscars.

Me t’u ngjitur në skenë Gottsagen rrëmbeu duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit në sallë, duke e emocionuar pafund aktorin e veçantë. Kolegët Zack dhe Shia bënë gjithashtu edhe parakalimin në tapetin e kuq së bashku./abcnews.al

SHKARKO APP