Për mirë ose për keq, ky ishte filmi më i përfolur i karantinës

Që nga ardhja e filmit në Netflix, në muajin qershor, filmi polak ka marrë vëmendjen e gjithë shikuesve falë skenave të tij seksuale dhe romancës komplekse të personazheve kryesorë. ”365 Days” është filmi i parë në Netflix, që ka patur dy periudha shumë-ditore si filmi nr.1 në SHBA. Ai renditet mes 3 filmave më të shikuar në 26 vende të botës dhe të gjitha këto janë arritur pa thuajse fare promovim. Filmi bazohet në librin e parë të një trilogjie të shkruar nga Blanka Lipinska. Ai tregon historinë e Laura Biel, një grua polake e rrëmbyer nga Don Massimo Torricelli, pjesë e mafias siçiliane, i cili i jep një vit të dashurohej me të para se ai ta linte të lirë.

Etipi Lipinska, i cili bashkëpunoi në shkrimin e skenarit të filmit, thotë për E! News, nëpërmjet email-it se e kishte vizualizuar çdo skenë në kokë. Ai thotë se skenat e seksit nuk janë aq të egra sa i imagjinonte, por censura bëri të vetën. Janë pikërisht ato skena, që i kthyen aktorët e filmit në sensacione interneti, praktikisht brenda natës.

Këngëtarja uellsiane Duffy, e cila tregoi përvojën e saj të kaluar me rrëmbime dhe përdhunime në prill, foli hapur për pakënaqësitë me filmin në fillim të korrikut. Në një letër të hapur për drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Reed Hastings, ajo argumentoi “365 Ditë” tregon si diçka magjepsëse, realitetin brutal të trafikimit seksual, rrëmbimit dhe përdhunimit. Kjo nuk duhet të jetë ideja e askujt për argëtim, as nuk duhet të përshkruhet si e tillë, ose të tregtohet në këtë mënyrë”.

Kur e pyetën në lidhje me kritikat e filmit, Michele Morrone, aktori protagonist, tha ”Unë mendoj se është e rëndësishme të mbani mend që ky film është i bazuar në një vepër fiktive. ”365 Ditë” ishte një libër shumë i suksesshëm në Poloni para se të bëhej film. Kur një audiencë shikon një film, unë mendoj se ata e dinë që ajo që shohin në ekran nuk është gjithmonë e vërtetë, por detyra ime si aktor është ta bëj të duket sa më reale. Unë besoj se audienca tashmë e di se ky film është një fantazi. Ndonjëherë ne shohim filma dhe brohorasim për “djalin e keq”, por ende e dimë se ai është një djalë i keq që bën gjëra të këqija dhe natyrisht kjo sjellje është plotësisht e papranueshme në jetën reale”.

Bianka Lipinska mori një qasje disi më ndryshe në mbrojtjen e krijimit të saj “Të gjithë ata njerëz që analizojnë filmin dhe vijnë me teori për sindromën e Stokholmit, duket se harrojnë se ka ekzistuar një histori e ngjashme në kulturën pop për vite me radhë! Mendoni pak për “E bukura dhe Bisha”. Unë mund të pendohem vetëm që nuk kam ardhur me diçka më inovative, por nuk kam keqardhje. Libri im dhe filmi janë për të rriturit, të cilët mund të mendojnë vetë dhe të dallojnë jetën reale nga fantazia e ekranit. Nuk është për fëmijët dhe njerëzit që besojnë gjithçka që shohin në ekran”. /Anabel/

SHKARKO APP