“Për mua do të mbetesh gjithmonë e vogla” – Jonida Maliqi për këngëtaren shqiptare
Elvana Gjata këtë vit e festoi ditëlindjen me një recital ku kishte të pranishëm disa nga figurat më të njohura të show bizz-it shqiptar.
Ndër to nuk mungonte as Jonida Maliqi, e cila duket se gëzon një miqësi të hershme me Elvanën.
Në një postim në Instagram krahas fotos me Elvanën, Maliqi shkruan: “Për mua do të mbetesh përherë e vogla e ëmbla e talentuara që falë mbështetjes së familjes tënde të mrekullueshme dhe pasionit të madh e punës së devotshme ke arritur majat e karrierës si artiste e mirëfilltë.
Suksese zemer! @elvanagjataaaa”