Përballë të birit në “Love Story”, Robert Aliaj: Ndoshta përdor edhe shkopin
Programi i dashurisë “Love Story” do të rikthehet këtë të hënë ora 20:10 në ekranin e Televizionit Klan. Sezoni i dytë i spektaklit të dashurisë ngre siparin të hënën (15 Nëntor) në orën 20:10 live dhe të gjithë janë sy e veshë për të mësuar detajet që do ta shoqërojnë këtë spektakël.
Një ndër protagonistët e këtij programi është zbuluar dhe ai është Kristi, djali i Robert Aliajt do të jetë në fron këtë sezon të dytë. Patjetër që emocionet do të jenë mjaft të mëdha pasi një ndër opinionistët është Roberti dhe këtë herë do të duhet të gjykojë edhe të birin.
Në një intervistë të dhënë së fundmi në lidhje me “Love Story”, Aliaj është shprehur se edicioni i këtij programi do të jetë më i komplikuar dhe nuk ka dyshim se një ndër arsyet është pjesëmarrja e të birit si protagonist.
“Ky edicion i ‘Love Story’ është i komplikuar dhe unë jam i detyruar që mos t’i lejoj Kristit të bëjë gabime”, tha artisti. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Roberti do të vërejë diçka që nuk shkon, ai ka treguar në mënyrë figurative se nuk do të kursejë kritikat as për të birin.
“Ndoshta do përdor edhe shkopin. Kristi duhet të tregojë aty përgjegjshmëri, si aset që orienton dhe ndihmon në kuptimin e dhënies sens të jetës në përgjithësi”, u shpreh Aliaj. Ai ka zbuluar edhe disa detaje në lidhje me natyrën e të birit duke treguar një pjesë të karakterit të tij.