Përçahet çifti në BB, Armela: “Më ke bërë si shtëpiake!”
Armela zemërohet me Damianon sepse ai e kontrollon, i thotë të mos rrije mbi tortën e Danjelit. Më pas ajo shkon ne krevat e mërzitur. Fotini dhe Kei i shkojnë pas, ndërsa ajo thotë se Damiano e ka bërë tani si shtëpiake te indinjuar. Damiano shkon, i largon vajzat e tjera dhe i kërkon sqarim Armelës, i jep tortën, por ajo nuk e ha. Vjen Katerina dhe e pyet çfarë ka, ndërsa jashtë Kei i thotë Damianos se çfarë ka për t’ia thënë duhet t’ia thotë veç Armelës jo në sy të të gjithëve, sepse asaj nuk i pëlqen, siç nuk i pëlqen as atij vetë. Katerina i thotë Armelës që edhe Lupçe sillet ndonjëherë kështu, por ajo e merr veç dhe e sqaron.