Përfaqësuesi i Francës në Eurovision, performon sonte në Festivalin e Këngës

Përfaqësuesi i Francës në Eurovisionin e vitit 2024, Slimane do të jetë i ftuari special në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH. Slimane përfaqësoi Francën me këngën “Mon Amour”, duke dhuruar një performancë tejet emocionuese dhe rrëqethëse përpara publikut të festivalit evropian. Ishte një pjesë e performancës së tij që bëri të gjithë publikun të heshtë për ta dëgjuar vokalin e tij të pa shembullt. Sonte, ai do të dhurojë të njëjtat emocione për publikun shqiptar, pasi do të performojë në festivalin e RTSH-së.

 

SHKARKO APP