Përfaqësuesja e Greqisë tërhiqet nga ”Miss Univers”, zbulohet shkaku
Rafaela Plastira, tërfaqësuesja e Greqisë është tërhequr nga spektakli i ”Miss Universe” që pritet të mbahet në Izrael, duke shprehur në një postim mbështetjen dhe dashurinë për Palestinën.
Në Instagram ajo tha se ishte e lumtur për mbështetjen që kishte marrë nga fansat e saj për vendimin. Ajo tha se ishte e zhgënjyer me konkursin e famshëm, duke argumentuar se ”njerëzimi është përmbi konkurset e bukurisë”.
Organizata e Fushatës për Bojkotin Akademik dhe Kulturor të Izraelit (PACBI) mirëpriti vendimin e Plastira për t’u tërhequr nga konkurimi i Miss Univers.