Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision thyen çdo rekord. Për 1 orë mbi 100 mijë shikime në Youtube
Aktualitet Showbiz E Martë, 10 Maj 2022 22:50
Ronela Hajati ka thyer çdo rekord në Eurovision. Nga më e komentuara deri tek më e shikuara në rrjete sociale.
Ajo çeli festivalin sonte me këngën “Sekret”, dhe performanca e saj e hedhur në kanalin Youtube, ka marrë për 1 orë mbi 100 mijë shikime, në krahasim me këngët e tjera që janë shumë më pak.
Edhe në Instagramin e Eurovisionit, Ronela Hajati është e para me mbi 160 mijë shikime dhe 10 mijë komente për vetëm 1 orë.
/R.Sh-Koha Jonë/