Performanca në ”Eurovision”, Ronela thotë se do të jetë e para dhe e vetmja e këtij lloji

Në muajin Maj do të mbahet festivali Europian i Këngës, ku Rusia është përjashtuar. Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Ronela Hajati. Deri më tani, kënga ”Sekret” ka marrë një vëmendje të madhe.

Performanca do të jetë totalisht tjetër gjë. Në një intervistë për “Ditë pas Dite” në RTSH me Fjodora Fjorën, Ronela u shpreh se po bashkëpunon me Klaudia Pepën dhe katër balerinë italianë.

“Performanca është komplet gjë tjetër. Po punoj me Klaudia Pepën si koreografe dhe katër balerinë italianë. Performanca nuk do ketë lidhje me Festivalin e Fundvitit, as me temën e klipit, nuk do të jetë fare te mesdhetarja apo ideja e vjetër, e lashtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja u shpreh se do të vijë ndryshe, sepse “ti sekretin mund ta gjesh kudo, në çfarëdolloj kohe dhe situate”. Ajo shtoi se “do ketë një sekret për t’u zbuluar atë natë”. Se çfarë, nuk dihet. Në vijim të bisedës, Ronela bëri shaka duke thënë se “një herë do ta çojë RTSH-ja këtë performancë, s’do të ketë më. Ja e thashë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?