Përfundojnë xhirimet e “Fifty Shades Darker”
Dakota Johnson dhe Jamie Dornan ndanë një puthje pasionante në “Qytetin e Dashurisë”, Paris. Producentët janë munduar me çdo kusht që të mos dalë asnjë hollësi nga xhirimet e serisë së dytë të Fifty Shades, duke bërë një përjashtim vetëm në ditën e fundit të tyre. 26-vjeçarja dhe 34-vjeçari janë sërish protagonistë në filmin e titulluar “Fifty Shades Darker”. Dakota luan rolin e Anastasia Steele, ndërsa Jamie atë të miliarderit të suksesshëm, Christian Grey. Filmi do ta ketë premierën më 9 shkurt të vitit të ardhshëm në Rusi.