Përgjaket Kastro Zizo, ” Mos u merr me politikë”
Kastro Zizo është përgjakur dhe këtë këngëtari e ka demostruar në rrjete sociale, duke dhënë dy versione për ngjarjen, duke lënë pikëpyetje për të vërtetën.
Lexoni shpjegimet e tij dhe nuk jeni të detyruar të besoni njërin nga të dy, pasi një version i tretë mund të jetë “i vërteti” shpjegim për këtë pamje makabre të Kastros:
“LIFE OF K-i
1. Pasi dola nga shtepia per te pire nje birre diku pas ores 21pm rruges ndieja sy qe me vezhgonin…ktheja koken shpesh se me ngjante sikur po me ndiqnin..asgje! Vetem drite-hije neper rruget e ish bllokut…tek tuk ndonje e qeshur, ndonje makine “te fortish” dhe une duke ecur me cigaren time.
– Kastro…
Kthej koken…
Bang, bang…dhe une ne toke!
– Mos u merr me politike, ka kush merret! Kto ishin fjalet e fundit te dy djemve qe me vrap renden drejt territ…
2. Pasi dola nga shtepia per te pire nje birre diku pas ores 21pm rruges ndieja sy qe me vezhgonin…ktheja koken shpesh se me ngjante sikur po me ndiqnin..asgje! Vetem drite-hije neper rruget e ish bllokut…tek tuk ndonje e qeshur, ndonje makine “te fortish” dhe une duke ecur me cigaren time.
– Kastro…
Kthej koken…kamarieri pas meje qe priste porosine gati gati me shpejtesi se per pak do mbyllte lokalin.
– Nje birre vllai…1,2,3 dhe ne nderkohe me kishte ardhur nje shok i apasionuar pas bicikletave BMX…u entuziasmova, me kujtoi femijerine…
– Plak, e bojme nje xhiro te dy neper bllok?
– Patjeter me plakk…
Te dy me kaskat ne koke “brodhem” gjarperueshem reuget e rrugicat e ish bllokut. U kthyem ku ishim. Duhej te kthenim biçikletat ne garzh. Sapo tentoj te kaloj trotuarin nje renie nga me idiotet ne bote me shtriu ne toke si nje Lope jo lozonjare!
P.s as vete nuk e di se ke variant te besoj!” – shkruan këngëtari.