Përgjigja e Beckham për kritikuesit e puthjes me vajzën e vogël
Ish-lojtari i futbollit, David Beckham ka publikuar para pak kohësh një fotografi me vajzën e tij të vogël duke e puthur në buzë, por mori shumë kritika. Ai gjeti momentin e duhur për të thyer heshtjen nëpërmjet një interviste për The Sun, ku tha: “Unë u kritikova për puthjen në buzën me vajzën time të vogël. Unë i puth të gjithë fëmijët e mi në buzë. Brooklyn jo, sepse është 18 vjec dhe mund t’i duket e çuditshme. Unë jam shumë i dhënë pas fëmijëve dhe kjo është mënyra se si sillem me Victorian edhe me ta. Ne duam t’i tregojmë fëmijëve dashuri dhe t’i mbrojmë ata, t’i mbështesim dhe të jemi të afeksionuar pas tyre”. Kështu, ai arriti të shpjegonte gjithçka rreth marrëdhënies me fëmijët e tij, ku edhe Victoria bën të njëjtën gjë. Edhe pse u akuzua nga shumë komentues, nga një sondazh i bërë për veprimin e tij, rreth 85% njerëz e mbështetën për mënyrën se si shpreh dashurinë ndaj vajzës 7-vjeçare.