Përgjigja epike e komentueses pas postimit të Florit se ka humbur dëgjimin
Këngëtari Flori Mumajesi ditën e sotme postoi një foto në rrjetin e tij social facebook të tatuazhit të tij të ri.
Ai shkruan se jo më kot e bëri tatuazhin e “volumit të ndërprerë”, por se muzika e kishte lënë me pasoja shëndetësore.
Mumajesi tha se kishte humbur 70% të dëgjimit në veshin e majtë për shkak të muzikës së dëgjuar për vite.
Megjithatë ajo që ra në sy ishte komenti i një vajze, e cila shkruan: “Ti te pakten i ke pa hajrin po ata te call centerit degjimin e humbin e gje sfituan “
Komenti i saj u pëlqye nga shumë përdorues të tjerë në facebook, dhe komentuesit e vlerësonin për postimin e saj.
/Ora News/