Përlotet aktorja e njohur/ Pse qau Kirsten Dunst në tapetin e kuq?!
Kirsten Dunst shpërthen papritur në lot në premierën e The Beguiled gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
Duke bërë një shfaqje dramatike në tapetin e kuq, aktorja 35-vjeçare është parë të qajë, e veshur me fustanin e saj përrallor.
Në një moment Kirsten e gjeti veten të tronditur nga emocionet, duke marrë vëmendjen e të pranishmëve teksa fshinte lotët.
Asaj iu bashkua menjëherë Elle Fanning, dhe regjisorja e filmit Sofia Coppola.
Megjithëse u tha se ishin lot gëzimi, vetë stafi i Kirsten nuk ka komentuar mbi këtë.