Përpjekjet për t’u bërë nënë, historia e Miss-it shqiptar që arriti të…(FOTO)

Alma Ajazi Bossuet, Miss Shqipëria në Amerikë, në vitin 1999 dhe shoqëruesja e parë e Miss Albania 2000, ishte këtë pasdite e ftuar tek “Rudina” për të rrëfyer më shumë për përpjekjet e pashtershme për të arritur ëndrrën e jetës.

Pas martesës në vitin 2012, dëshira për t’u bërë nënë u bë për të qëllimi i jetës, por nuk mund ta arrinte lehtë, pasi vuante nga një sindromë e rrallë. Sindroma e vezoreve policistike është një sëmundje e rrallë e femrave, e cila është një pengesë serioze për shtatzëninë, sepse krijon shumë ciste rreth vezoreve.

Pasojë e kësaj është mungesa e ciklit menstrual ҫdo muaj dhe mungesa e evolucionit. Të gjitha femrat që vuajnë nga një sëmundje e tillë e kanë të vështirë të lindin fëmijë. Por jo ato që nuk dorëzohen, si Alma.

“Kjo është një temë shumë personale dhe, ndoshta, ka teleshikues që mund të mendojnë se këto tema nuk mund të ndahen me publikun, por unë zgjodha të mos e mbaj mbyllur me ҫelës, por ta diskutoj duke shpresuar se mund të jetë një burim shprese për ata që ndodhen në të tilla pozita…”rrëfeu Alma.

Duke shpresuar se një ditë do të kishte në krahë fëmijën e saj, Alma tregon se ishte e vendosur dhe nuk tutej përballë rreziqeve që mund t’i rrezikonin edhe jetën.

Nga 57 kg në peshën ideale, ajo shkoi në 70 kg në pak muaj. Pesha kishte filluar t’i shkaktonte probleme serioze, aq sa, një ditë shtatori ra përtokë dhe rrezikoi seriozisht jetën.

Pasi mjekët i bënë një skaner për të kuptuar nga se i kishte ardhur gjendja e të fikëtit, zbuluan se vezoret ishin zmadhuar dyfish dhe Alma kishte kaluar hemorragji të brendshme.

“Pas operacionit të parë, mjekët më thanë se ishte i domosdoshëm edhe një operacion i dytë. Në atë moment mendova se isha drejt fundit dhe i them bashkëshortit vetëm “Je t’aime (të dua) dhe L’Albani (të më kthenin në Shqipëri për të më varrosur)….”

Dita kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë ishte dita më e lumtur për të dhe bashkëshortin. Pas shumë peripecive dhe muajve të vështirë edhe të shatzënisë, më 31 dhjetor 2015 vjen në jetë Isabel, një vajzë bukuroshe me sytë e së ëmës, e cila tani është 16 muajshe./Class/

SHKARKO APP