Përpos kritikave, Ronela Hajati synon sërish Eurovisionin

Paçka kritikave, këngëtarja shumë ekspersive Ronela Hajati është e gatshme ta përfaqësojë sërish Shqipërinë në festivalin europian, “Eurovision Song Contest”. Të paktën kështu është shprehur ajo përmes një postimi në Instagram, teksa ka ndarë disa fotografi nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër.

“Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”, shkruan këngëtarja.

Ajo ka ndarë disa momente teksa performon në skenë ndërsa në disa video të tjera shihet teksa bën fotografi dhe jep autografe për fansat e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Eurovisionin që u mbajt në Itali, Ronela shkaktoi zhurmë të madhe dhe tërhoqi vëmendje të madhe. Ajo nuk shkoi në finale, por performanca e saj në festival ka marrë mbi 5 milion shikime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?