”Përqafimi i vitit” në koncertin ”Alpha Show” (FOTO)

Në sheshin ”Nënë Tereza”, mbrëmë u organizua koncerti më i madh për muzikën HIP HOP & RAP (Rhythm & Poetry). Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës u bënë bashkë për “Alpha Show”.

Ky koncert me përmasa e standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy, artisti i shndërruar në fenomenin e muzikës Hip Hop në Shqipëri, që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

Koncerti kishte disa momente kulminante që shkaktuan emocione në skenën gjigante. Një prej tyre ishte padyshim momenti ku dy ”ish-armiqtë” u ngjitën në skenë tanimë si dy miq shumë të mirë që kanë lënë çdo problem pas dhe treguan se arti mund të ”thyejë” çdo barrierë.

Stresi dhe Noizy i dhuruan publikut në skenë jo vetëm një performancë mbreslënëse, por edhe një përqafim që do të mbahet mend gjatë në vendin ku nisi çdo problematikë mes tyre, pikërisht sheshi “Nënë Tereza”.

SHKARKO APP