Personazhet e famshëm që i kanë vendosur fëmijëve emra qytetesh

Shpesh na ndodh të dëgjojmë t’u vihen fëmijëve emra të pazakontë midis të cilëve edhe emra qytetesh apo shtetesh. Rasti më i fundit ka qenë emri që Kim Kardashian dhe Kanye West i vendosën fëmijës së tyre të sapolindur, Chicago West. Duke marrë shkas nga kjo zgjedhje, më poshtë ju listojmë disa nga personazhet e huaj dhe shqiptarë që kanë bërë të njëjtën zgjedhje.

Kim Kardashian dhe Kanye West

Kardashian dhe West e quajtën fëmijën e ardhur në jetë këtë muaj nga një nënë tjetër, Chicago West. Sipas një burimi, çifti e ka bërë këtë zgjedhje pasi West është nga Chicago.

David dhe Victoria Beckham

Çifti me famë botërore vendosën që fëmijën e tyre të parë të ardhur në jetë në vitin 1999 ta quanin Brooklyn Beckham. Në një autobiografi Victoria ka shpjeguar se kjo zgjedhje është bëre pasi asaj i pëlqente shumë emri Brooke, në qoftë se fëmija do të ishte vajzë, dhe fakti se ndodheshin në New York kur morën vesh për shtatzëninë ishte një tjetër koinçidencë.

Kathy dhe Richard Hilton

Ish-aktorja e filmave për fëmijë dhe biznesmeni sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në shkurt të 1981, të cilën vendosën ta quajn Paris Hilton.

Ashlee Simpson dhe Pete Wentz

Dy muzikantët u bën prindër në vitin 2008 dhe vendosën që djalin e tyre ta quanin Bronx.

Reese Witherspoon dhe Jim Toth

Fituesja e çmimit Oscar vendosi ta quaj Tennessee fëmijën e saj të tretë dhe të parë me bashkëshortin e saj të dytë.

Por dëshira për t’u vendosur fëmijëve emra qytetesh apo shtetesh ka prekur edhe disa nga personazhet shqiptar.

Ledion Liço dhe Sara Hoxha

Çifti zgjodhi që fëmijën e tyre të parë ta quanin London Noor.

Joana Smakaj

Këngëtarja e cila tashmë është tërhequr nga muzika, katër vjet më parë solli në jetë vajzën e saj, Paris./revista who

SHKARKO APP