Personazhi i vërtetë i filmit “Hustlers”, hedh në gjyq Jennifer Lopez

Gruaja që frymëzoi personazhin e Jennifer Lopez në filmin “Hustlers” ka paditur producentët duke kërkuar që ta dëmshpërblejnë me 40 milion dollarë. Samantha Barbash, akuzon kompaninë e filmit, përfshi këtu STX Films dhe Lopez’s Nuyorican Productions (ku producente është vetë Jennifer Lopez) se kanë përdorur imazhin dhe e kanë shpërfytyruar figurën e saj.

Si përgjigje komponitë e produksionit i kanë dalë në mbrojtje të drejtës për të treguar histori të bazuara në fakte, që njihen edhe nga publiku i gjerë.

“Hustlers” është historia fiktive e Barbash dhe disa grave të tjera që drogonin dhe mashtronin klientë të pasur në klube striptizmi për t’ja dalë mbanë nevojave të jetës.

Jennifer, luan rolin e personazhit kryesor, Ramonës, karakteri i të cilës është frymëzuar nga Samantha. Kjo e fundit u dënua nga autoritetet me 5 vite burg për drejtim komploti dhe mashtrimesh kur historia doli në dritë.

Në fakt, filmi “Hustlers” është bazuar nga një artikull i publikuar në 2015-ën në New York Magazine, autorja e të cilit është konsulente në film.

Nga ana tjetër, Samantha thotë se nuk ka pranuar t’i shiste të drejtat e saj producentëve të filmit, kundrejt asaj që ata i ofruan.

Kujtojmë se Jennifer pak kohë më parë pohoi se nga ky film nuk fitoi asnjë qindarkë, por mori shumë.

“Gjërat që bëj, i bëj sepse dua. Nuk fitova gjë nga ‘Hustlers,’”- tha ajo për GQ. “E bëra falas dhe shërbeva si producente. Unë mbështetem te vetja. Ja kush është Jenny From the Block. Bëj çfarë të dua, bëj gjërat që dua. Ishte diçka shumë e veçantë të luaje Ramonën.”

/abcnews.al

SHKARKO APP