Personi i vitit për 2018? Po flitet për Meghan Markle

Si çdo vit që nga 1927-a, revista ”Time” pritet të publikojë emrin e ”Personazhit të Vitit 2018” i cili ka patur më shumë ndikim mbi eventet e aktualitetit përgjatë vitit që po mbyllim.

Në 2016-ën zgjedhja ishte Presidenti amerikan, Donald Trump, një personazh kontravers dhe i diskutuar për shumë arsye, ndërkohë që në 2017, kopertina u pushtua nga femrat pjesëmarrëse të lëvizjes së famshme ”Me too” të cilat denoncuan sulmet seksuale në ambientet e punës duke iu dhënë zë edhe shumë femrave të tjera me më pak guxim.

Këtë vit mes kandidateve duket se është edhe emri i aktores amerikane që iu bashkua familjes mbretërore angleze, Meghan Markle, duke sfiduar bindjet dhe parimet mbretërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?