Përveç ‘Këngës Magjike’, Erion Isai zbulon emisionin e ri me Bes Kallakun
Dyshja e njohur Bes Kallaku dhe Erion Isai do të jenë shoqëruesit e Ardit Gjebresë në “Këngën Magjike”. Të dy aktorët pas largimit nga “Portokallisë”, nuk kanë marrë pushimet, por janë të angazhuar në projekte të reja.
Përveç “Këngës Magjike”, Besi dhe Erioni, mesa duket kanë gati një program televiziv, por ende nuk e kanë vendosur se në cilin television do ta transmetojnë.
I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, Erioni ka treguar planet që ka me Besin.
“Kemi një emision të gatshëm, por nuk e dimë ku mund ta shesim, por do të jetë angazhimi i vitit të ardhshëm. Këtë vit do ta mbyllim vetëm me “Këngën Magjike”,-ka treguar Erioni.
Në fakt këtë vit në Këngën Magjike, së bashku me Besin dhe Erionin, do të jenë edhe dy moderatoret Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu, që do të shoqërojnë Ardit Gjebrenë.