Pesë këshilla seksi
Filmi “50 hijet e Greit” ka qenë një sukses i vertetë dhe ka shndërruar botëkuptimin e shumë femrave në lidhje me seksin, por ka edhe disa gjëra pozitive që duhen mbajtur mend nga ai.
Ne kemi zgjedhur 5 gjërat që mund t’iu ndihmojnë për të pasur një lidhje të shëndetshme dhe të fortë, si brenda dhe jashtë shtratit.
1) Mos thoni kurrë jo
Seksi tradicional është i bukur, por në një marrëdhënie të gjatë ai mund të bëhet përsëritës dhe monoton. Anastasia kur takoi Kristian (Christian) ishte e trembur nga “shijet” e tij, por gjithsesi zgjodhi të provonte. Ndaj mos u thoni jo propozimeve të partnerit. Përpiquni më parë që të kuptoni natyrën e dëshirës së tij të veçantë…në fund, duke e zhdërvjelltësuar veten, mund t’ju pëlqejë edhe juve!
2) Lëreni veten në “dorë” të lojës
Interpretoni role, vendosni pranga ose çlirojeni veten dhe dorëzojuni lojës: padyshim gjithçka duhet bërë brenda kufijve të butë ku të dy partnerët të jenë të qetë dhe të bindur për atë që po bëjnë. Kujtoni fjalën “shpëtuese” të z.Gray, i cili i tha Anastasias që të fliste në rast se loja po teprohej për të? Zgjidhni një lojë seksi që e pëlqeni të dy: do të dini kur të ndaleni.
3) Seksi nuk kufizohet në marrëdhënie
Një lojë mes të dyve, që asnjë nuk e njeh: mjaftonte një shikim i Kristian për t’i bërë të kuptueshme Anastasias se çfarë dëshironte. Një përkëdhelje, një frazë, një propozim: edhe në publik tensioni seksual mes të dyve ishte shumë i lartë. Nëse e keni parë filmin, a ju kujtohet që Grey i kishte kërkuar partneres së tij që të mos vishte veshje intime? Askush nuk do ta dinte këtë gjë, por ideja ishte shumë joshëse. Provojeni edhe ju me partnerin tuaj!
4) Frika e të zbuluarit rrit eksitimin
Nuk kishte rëndësi aspak vendi, kur njëri nga të dy dëshironte tjetrin dhe mënyrën për t’u veçuar e gjenin me patjetër. Ndodhte kështu në trilogjinë e 50 hijeve, por nuk do të thotë aspak se nuk mund të ndodhë edhe në jetën e përditshme: eksploroni vende të reja në të cilat mund të bëni seks. Thojini lamtumirë shtratit të mërzitshëm dhe të zakonshëm të martesës, ku pasioni rrezikon të shuhet plotësisht. Megjithatë, kur të dilni jashtë dhomës suaj të gjumit, sigurohuni që të mos arrestoheni për sjellje të pahijshme në publik.
5) Stimuloni fantazinë e partnerit tuaj edhe kur jeni larg
Quhet “sexting”, arti i të shkruarit mesazhe dhe e-maile me kontekst seksual. Z.Gray dhe Anastasia krijuan madje edhe një gjuhë me kode për të mos u zbuluar. Kështu që mbajeni të gjallë pasionin edhe kur jeni larg njëri-tjetrit. Kur të mendoni një moment më të përshtatshëm, mund të ndizni një situatë “sexting” të paharrueshme!