Pesha e Ronelës dhe komentet për të (FOTO)
Për fat të keq, historia ka treguar se fjali si “dukesh shumë mirë, je dobësuar?” janë konsideruar si diçka normale të “kamufluara” si komplimente. Njerëzit i kanë dhënë vetes të drejtën që të komentojnë kilogramët e të tjerëve, qofshin këto rastet kur dikush ka shtuar apo ka humbur peshë.
Rasti i Ronelës dhe gjithë komentet e fundit për peshën e saj mund të shërbejnë për të mësuar disa gjëra: Pesha nuk tregon asgjë për shëndetin, lumturinë apo stilin e jetesës së një individi
Në fund të vitit 2020, Ronela dukej kështu.
Dukshëm me disa kilogramë më pak se sot. Pikërisht asokohe këngëtarja përjetoi një nga periudhat më të vështira në jetë. “E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale. Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime”, tha Ronela në fillim të vitit 2021.
“2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur…Shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok.”
Sot, Ronela duket kështu:
Ne kemi pak informacion për gjendjen e saj emocionale, por mund të aludojmë se është shumë më mirë se dy vite më parë, ka publikuar këngë të suksesshme, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, madje jo vetëm që s’e ka kompleks trupin e saj, por bën edhe ironi me double-chin për njerëzit që i komentojnë peshën.
Për ironi të fatit, në kohën kur Ronela komplimentohej për format fizike, këngëtarja shprehej nëpër intervista se e kishte kompleks trupin e saj.
Duhet thënë se është shumë e shëmtuar që njerëzit komentojnë peshën e dikujt tjetër, qoftë kjo Ronela, një mikeshë apo një person i panjohur që shfaqet në rrjete sociale: Po sikur të ketë çrregullime të të ushqyerit? Po sikur të jetë në depresion? Po sikur të jetë duke marrë medikamente që kanë ndikuar te pesha? Po sikur të ketë probleme të tjera? Po sikur të mos ndihet mirë me veten? Po sikur të ndihet mirë dhe komentet ta kompleksojnë?
Më një botë me njerëz të pasjellshëm, zgjidh të mos jesh një i tillë. Nëse nuk ke diçka të bukur për të thënë, më mirë mos thuaj asgjë. /Anabel/