Peshëngritësja Fetije Kasa, rrëfen jetën e saj me djalin dhe divorcin

Janë bërë plot 20 vjet që nga koha kur nisi sportin për herë të parë, dy dekada që për të kanë regjistruar shumë medalje; ari, bronzi e argjendi.

Sot është shefe policie por Fetie Kasaj do të bënte gjithcka për t’u rikthyer. I ndjek gjithmonë kolegët e saj në çdo garë ndërkombëtare dhe e di se si ndihen e çfarë përjetojnë ata nga ato podiume, i njeh mirë dridhjet dhe emocionet e tyre.

Ish-kampionia e peshëngritjes, Fetie Kasaj, ka rrëfyer më shumë për jetën jashtë sportit në studion e “Pasdite në Top Channel”, si dhe për divorcin me bashkëshortin, një prej periudhave më të këqija të jetës, sidomos për Rohanin, të birin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua dhe Rohanin, por jam munduar që t’ia shpjegoj tim biri se i ati e do shumë. I them se babi është larg, por të do shumë dhe do vijë. Këtë gjë bëjnë edhe prindërit e mi. Është një pjesë që ai do ta kuptojë vetë kur të rritet”-tregon Fetia duke shtuar se gjithmonë ka dashur që në sytë e të birit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë mundohem t’i rri larg dhe im bir nuk ka asnjë kontakt me të por sa herë ka ditëlindje e festa, i dërgoj dhurata dhe i them këto i ke nga babi, në mënyrë që ai të mos e ndiejë mungesën”,-pohoi Kasa.

Gjatë këtyre viteve të vështira, i biri i ka falur një lumturi të jashtëzakonshme. “Rohan ka shumë dëshirë të mbajë një medalje që kam marrë si kampione bote në Kore. Atë e ka fiksim, sepse ajo ka një dragua. E ka fiksim ta marrë edhe në shkollë. Ndoshta e di që është e rëndësishme. Nuk i ka shumë qejf medaljet e tjera të arit, që janë edhe më të mëdha por vetëm atë”. /Class/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?