Pika e dobët e Grida Dumës, por s’do që ai ta marrë vesh

Grida Duma ka treguar në emision ”Wake UP”, se me kalimin e kohës është mësuar të koordinojë orët e gjata të punës me kohën që duhet të kalojë në familje. Zëdhënësia e grupit parlamentar të PD-së, tregon se mëngjësi është hapësira që ajo shfrytëzon më shumë për t’iu përkushtuar familjes. ”Dita nis me rrugën për në shkollë të tim biri. E çojmë në këmbë se e kemi afër shtëpisë”,-u shpreh ajo.

Deputetja ndan edhe një sekret, ku rrëfen se nuk ndodh kurrë të nisë aktivitetin e saj pa konsumuar një vakt të bollshëm për mëngjes. “Nuk ndodh kurrë të mos ha mëngjes. Është vakti më i rëndësishëm. Nëse nuk e bëj truri nuk furnizohet dhe s’funksionon siç duhet. Pra më bie të fikët.”

Duma, e cila njihet si një nga gratë më të forta të politikës, tregon se jo gjithnjë është kështu dhe si çdo njeri ka pikat e saj të dobta dhe ai është pikërisht djali i saj 12-vjeçar, Darieni.

”Im bir më prek. Ja ku jam e dobët, por bëj mirë të mos ja them sepse fëmijët e zgjuar përfitojnë nga kjo”,-tregon ajo.

SHKARKO APP