Pink përlot audiencën, mesazh emocionues për vajzën e saj
Pas marrjes së çmimit “Michael Jackson Video Vanguard” në mbrëmjen më madhështore të muzikës të MTV VMAs, Pink ka mbajtur fjalimin më të bukur, emocionues dhe frymëzues për vajzën e saj 6-vjeçare Willow. Këngëtarja ndau me fansat një histori mbi imazhin e trupit dhe sfidat për të rritur një vajzë të vogël, fjalim që i përloti të gjithë. 37-vjeçarja kujtoi momentin kur vajza e saj i tha: “Unë jam vajza më e shëmtuar që njoh. Unë ngjaj si djalë, por më flokë të gjata”. Por Pink e kishte kundërshtuar duke i thënë, “Je shumë e bukur” dhe i dha disa këshilla shumë të vlefshme. “Unë i thashë se kur njerëzit bëjnë shaka me mua thonë se dukem si djalë, ose që kam tipare mashkullore. Më ke parë mua duke i rritur flokët, duke ndryshuar trupin tim? Ne nuk ndryshojmë. Ne i ndihmojmë njerëzit e tjerë të ndryshojnë, kështu ata mund të shohin të gjitha llojet e bukurisë”. Pink e mbylli fjalimin me një mesazh për vajzën e saj, e cila ishte në audiencë: “Dhe ti vajza ime e dashur je e bukur dhe unë të dua shumë”.