Pink tërhiqet nga muzika

Këngëtarja e njohur Pink ka lajmëruar se do të shkëputet nga muzika për t’iu dedikuar familjes së saj. Këtë lajm ajo e dha gjatë ndarjes së çmimeve “Country Music Associatiom Awards”.

“U bënë dy vite e gjysmë me regjistrime dhe turne dhe Willow është rikthyer në shkollë tani, ndërsa Jameson do të jetë parashkollor së shpejti, prandaj ky është viti i familjes”,-ka thënë këngëtarja.

Pink u shpreh gjithashtu se këtë vendim e ka marrë pasi dëshiron që partneri i saj , Carey Hart të fokusohet më shumë tek karriera e tij.

“Carey ka shumë gjëra për të bërë gjithashtu. Ai më mbështet shumë. Më ndjek rrotull botës dhe tani është radha e tij”,- ka shtuar ajo.

Në këtë event Pink u shfaq me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, pasi ata argëtohen shumë në vende të tilla.

SHKARKO APP