Pippa Middleton, së shpejti nuse
Pippa Middleton prej vitesh është në një marrëdhënie me sipërmarrësin James Matthews. Çifti tashmë ka ndërmarrë një hap të madh duke u fejuar zyrtarisht, për t’u martuar së shpejti. “E! News” raporton se ata janë fejuar në një mbrëmje romantike në Lake District, Anglia veriperëndimore. Sipas burimeve, James u kërkoi fillimisht leje prindërve të Pippa-s përpara se t’i propozonte asaj dhe ajo ishte krejtësisht e befasuar nga ky propozim. Fjalët për një fejesë të tyre u ngjallën, pasi Pippa u shfaq të hënën në një mbrëmje gala të fondacionit British Heart, ku përpiqej vazhdimisht të fshihte dorën e saj të majtë nga fotografët. Pippa dhe James nisën të njiheshin në vitin 2012 dhe që atëherë nuk janë ndarë. Së shpejti, motra e shumëpërfolur e princeshës Kate Middleton do të shkojë në altar si nuse.