Pique rrëfen njohjen e tij me Shakirën

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique ka folur rreth lidhjes së tij me Shakirën. Ai ishte i ftuar në emisionin e njohur italian “Pomeriggio 5”, ku midis të tjerash ka treguar edhe si është njohur me Shakirën vite më parë gjatë Botërorit 2010. “Disa futbollistë, përfshirë dhe mua ishin në videoklipin e “Waka Waka”, himni zyrtar i botërorit të atij viti. Ajo më tha se do këndonte sërish në finale, kështu që nuk u mendova dy herë, për ta ritakuar duhet të shkoja deri në fund. Dhe e mbajta fjalën, tashmë jemi të lumtur dhe kemi dy fëmijë të mrekullueshëm”, është shprehur mbrojtësi i Barcelonës. Ata tashmë kanë shumë vite që kanë martuar së bashku dhe kanë edhe dy fëmijë. Së fundmi, Pique është shfaqur edhe në klipin e këngës më të re të Shakirës, “Me enamore”, një këngë e cila i dedikohet mbrojtësit katalanas.

SHKARKO APP