Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë
Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë. Ashtu si ne, edhe ju me siguri jeni habitur. Kantautori sigurohet që çdo të re nga jeta private ta mbajë vetëm për vete dhe një lajm i tillë kaq i ëmbël erdhi i papritur. Revista “Bordo” ka bërë të ditur se partnerja e Pirros ka sjellë në jetë një djalë pak javë më parë. Çifti i ka vendosur djalit emrin e veçantë, Amadeus teksa momentalisht Pirro duket se po e mban vogëlushin larg syrit të publikut e rrjeteve sociale.
Kujtojmë që Pirro ka edhe një djalë nga martesa me Inva Mulën, Anthony, i cili është bërë tashmë me vëlla të vogël.
Dy vite më parë qarkulluan lajme se Pirro kishte nisur një romancë me një vajzë bionde e cila është punonjëse në Gjykatën e Tiranës, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur.