Pirro Çako u sëmur? Arilena Ara thumbon produksionin e Këngës Magjike: Gëzojmë shëndet si kurrë më parë

Pirro Çako dhe Arilena Ara konkuruan në festivalin e ”Këngës Magjike 2024” me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale. Pas deklaratës së Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara e cila ka thumbuar producentin.

Në një postim në Instagram, artistja falenderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

SHKARKO APP