Pirro Dhima i jep fund beqarisë, martohet me Afrodhiti Skafidha. Çifti është në pritje të fëmijës së parë

Peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, Pirro Dhima i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar për herë të dytë në një ceremoni private të shtunën në kishën Shën Jorgo në Kavouri të Greqisë.

Ai u martua me Afrodhiti Skafidha në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe rreth i ngushtë shoqëror. Çifti është në pritje të fëmijës së tyre dhe Pirro Dhima do të bëhet baba për herë të pestë, teksa peshëngritësi ka 4 fëmijë nga martesa e parë.

Ceremonia u bë e ditur për publikun nga postimet në rrjetet sociale të miqve që ishin pjesë e gëzimit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?