Pitt dhe Miller shijojnë festivalin në Glastonbury
Aktorja Sienna Miller në muajin prill ka nisur spekulimet kur deklaroi se ka shijuar një natë romantike me Brad Pitt. Dy muaj më vonë janë rikthyer spekulimet se dy yjet e filmave kanë shijuar së bashku një mbrëmje private në festivalin muzikor në Glastonbury. Miller dhe Pitt ishin në mesin e shumë yjeve të festivalit më të madh të Britanisë së Madhe, por sipas The Sun, dyshja ka shijuar shoqërinë me njëri-tjetrin. Sipas gazetës britanike Miller dhe Pitt janë parë dorë për dorë, ndersa kanë kaluar kohën me Bradly Cooper dhe Noel Gallagher. “Brad dhe Sienna nuk largoheshin nga njëri-tjetri, shfaqeshin dorë për dore dhe nuk humbnin asnjë mundësi”, ka thënë një burim për gazetën.