Pitt i shkatërruar pas ndarjes, takohet shpesh me prindërit
Kanë kaluar tashmë dy javë pasi Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Brad Pitt, pas një zënke të shëmtuar në bordin e një avioni privat që dyshohet se ka përfshirë dhe abuzimin me djalin e tij 15 vjec, Maddox.
Aktori 52 vjecar është ende duke u përpjekur të “shërohet” nga tronditja që ka përfshirë Departamentin e Policisë së Los Angeles, Departamentin e Fëmijëve Dhe Shërbimeve Familjare dhe avokatët e profilit të lartë.
UsWeekly raporton se aktori është në “gjendje shum të keqe” dhe “nuk mund të besoj se si është kthyer jeta e tij”. Ai është “i shkatërruar plotësisht” prej saj dhe ndonjëherë qan për atë që i ka ndodhur.
“Ai i takon shpesh prindërit e tij dhe flet me to dhe miqtë e tij vazhdimisht. Nëna e tij ka folur me të vazhdimisht”, raporton një burim i aftërt i aktorit.