Pjesëtarja e ”Spice Girls” akuzohet nga ish bashkëshorti për mashtrim
Muaj më parë pjesëtarja e grupit “Spice Girls”, Mel B nisi procesin e divorcit nga bashkëshorti i saj dhunues. Producenti Stephen Belafonte u akuzua për dhunë intensive ndaj gruas së tij, pasi asaj iu gjendën shenja në trup. Frika se ai mund ta vriste dhe t’i merrte fëmijët e ka ndaluar këngëtaren që të ngrejë një akuzë ndaj tij, por motrat e saj i dhanë kurajo për ta bërë. Belafonte thuhet se e ka rrahur Mel B për vdekje dhe e ka detyruar të pinte alkool në mënyrë që ajo të ishte e pavetëdijshme. Pretendohet gjithashtu se ai e drogonte dhe e mbante të mbyllur në dhomën e gjumit, por së fundmi situata është kthyer përmbys. Stephen ka ngritur një akuzë kundra Mel B ku mohon gjithçka që ajo dhe familja e saj pretendojnë. Ai e ka akuzuar ish bashkëshorten e tij për mashtrim, duke thënë se ajo drogohej e zhdukej për ditë të tëra nga shtëpia e më pas kthehej me hematoma në trup. Është i paqartë fakti përse 42-vjeçarit iu desh kaq shumë kohë të bënte deklarata të tilla kur e gjithë çështja ka rënë në heshtje. Familjarët e këngëtares janë të mendimit se është ai i cili mashtron, nga frika se do t’i merret kujdestaria e plotë e vajzave të tyre.