Plaçkitet shtëpia e Getoar Selimit

Dy të rinj të moshës 17 dhe 20 vjeç janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për vjedhjen e një ore në shtëpinë e reperit Getoar Selimi. Bëhet fjalë për shtëpinë që ka në Tiranë këngëtari nga Kosova Getoar Selimi, aty ku ai jeton së bashku me prezantuesen e njohur Marina Vjollca. Mësohet se hajdutët kanë arritur të marrin një orë që kushton 35 mijë euro. 17 vjeçari me inicialet D.K, është autori i grabitjes. Ai ka arritur të futet në banesën e këngëtarit dhe ka marrë orën, të cilën më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20 vjeçarit M.L. Po të njëjtat burime shtojnë se ora është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 20 vjeçarit.

SHKARKO APP