Plas në DWM, Aliaj-Reit: “Më duhet një oturak kur të shikoj ty”
Robert Aliaj u kthye në “Dance With me” me gjithë deklaratat e tij kontroversiale. Si gjithë herët e tjera kur ka qenë në jurinë e këtij spektakli, Aliaj ndezi debatin mes tij dhe konkurrentëve.
Sipas Aliajt, arti shqiptar është degraduar aq shumë, sa i duhet një oturak sa herë shikon kërcimet në “Dance With Me”. Ai i kërkoi publikisht produksionit t’u vendosë nga një oturak gjithë pjestarëve të jurisë.
Lidhur me këto komente zuri të bëjë humor edhe Linda Rei, e cila u ngrit në këmbë për të thënë një batutë, së cilës Roberti nuk iu përgjigj me shumë mirësjellje:
“Kur të shikoj ty më duhet ai oturak”, u shpreh Roberti, “kur shikoj njerëz që operohen si ti, bëhem për oturak”. Kësaj Rei iu përgjigj me humor, dhe pas kësaj kjo situatë përsëri u kalua në një debat për artin.